
Eurostat publikon të dhëna tronditëse për sa i përket numrit të azilantëve shqiptarë në Bashkimin Europian. Janë rritur me 439% kërkesat që shtetasit shqiptarë kanë bërë gjatë vitit 2015 për të përfituar statusin e azilantit.
Në total kjo shifër ka arritur në 66 mijë, ndërkohë që një vit më parë ishte vetëm 12.2 mijë.
Shqetësimi kryesor në të dhënat e publikuar lidhet me faktin se një pjesë e madhe e atyre që ikin janë të rinj. Grupmosha 18-34 vjeç zë 45% të të gjithë të larguarve për vitin 2014.
Situata alarmante paraqitet edhe përsa i përket numrit të fëmijëve që largohen bashkë me prindërit e tyre. Po në vitin 2014, 26% e azilantëve janë të grupmoshës 0-13 vjeç.
Një tjetër aspket shqetësuar është ikja e fuqisë punëtore. Në një analizë të detajuar të revistës “Monitor”, bizneset, në fakt, kanë filluar të ndiejnë pasojat e largimit të fuqisë punëtore, që në një pjesë të konsiderueshme ka qenë e kualifikuar. Ndërkohë, kjo ikje mendohet të ndikojë në tërësi në ekonominë e brishtë shqiptare.
Përsa i përket vendeve më të dëshiruara nga shqipatrët, listën e kryeson Gjermania me reth 54 mijë kërkesa, ndjekur nga Franca me mbi 3200, Suedia me rreth 2500, Mbretëria e Bashkuar me rreth 1800 dhe Hollanda me 1000 kërkesa për azil. Nuk mungojnë as vende si Greqi, Finlanda, Belgjika, Italia etj.
Duke llogaritur vendet ku shqiptarët kanë aplikuar për azil, në fund qëndrojnë Portugalia dhe Rumania me nga 5 kërkesa sipas Eurostat. Në Gjermani azilkërkueist shqiptarë rënditen të dytët pas sirianëve me 12% të totalit të kërkesave gjatë vitit 2015.
Top Channel