Vlorë, gjendet një trup i pajetë në aksin Skelë-Ujë i Ftohtë
27/03/2016 10:30
Policia e Vlorës ka njoftuar se në orën 6:20 është gjetur një trup i pajetë në aksin rrugor të lagjes “Ujë i Ftohtë”, pranë objektit “San Tropez”.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij dhe trupi i pajetë i përket shtetasit 80-vjeçar Ajet Seferi, banues në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.
Gjatë hetimeve paraprake dyshohet se ky shtetas mund të jetë goditur nga një automjet, pasi në vendin e ngjarjes kanë mbetur shenja gomash dhe xhama të thyer që i përkasin ndonjë mjeti.
Policia po punon për zbulimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel