“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur: 5 vjet zhdukje provash dhe manipulime, refuzova gjykimin e shkurtuar Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur ndëshkimet për drejtuesit në rrethe, të cilët nuk kanë përmbushur objektivin për uljen e humbjeve në rrjet, nën nivelin prej 30%.
Burimet nga OSHEE thonë se, javët e fundit është marrë masa e largimit nga detyra për performancë të ulët për rreth 60 drejtues të niveleve të ndryshme, si dhe lexues e elektriçistë në Drejtoritë Rajonale Shkodër, Lezhë, Kukës e Burrel.
Në këto qarqe, niveli i humbjeve të energjisë shkon nga 40-45%, ndërkohë që në qarqe si Gjirokastra, Berati dhe Tirana humbjet kanë rënë në shifra rekord 23-24%.
Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, dy komponentë do të jenë vendimtarë për këtë vit për arritjen e objektivit të reduktimit të humbjeve në 27%.
Lufta ndaj vjedhjeve të energjisë, kryesisht në zonat veriore dhe verilindore dhe, së dyti, koha kur do të fillojë disbursimi i fondeve të Bankës Botërore për kryerjen e investimeve në rrjetin e shpërndarjes. Në vitin 2013, niveli i humbjeve totale në shpërndarje shkonte 45%, ndërsa në vitin 2015 ai u mbyll në 31.1%.
Top Channel