Tiranë, alarm fals për tritol në një pallat te “Komuna e Parisit”
27/03/2016 00:00
Një qese plehrash e gjetur në ashensorin e një pallati në zonën e “Komunës së Parisit”, në rrugën “Medar Shtylla”, në Tiranë, ka alarmuar banorët e tij.
Policia, që u lajmërua menjëherë, bëri evakuimin e të gjithë banorëve dhe vendosi perimetrin e sigurisë.
Forcat xheniere nisën punën për verifikimin e pakos së dyshimtë, që doli se ishte thjesht një qese plehrash.
Top Channel