Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim drejtorin e Shëndetit Publik të Devollit

27/03/2016 11:20

Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim kërkesën ndaj drejtorit të Shëndetit Publik në Devoll, Valent Nallbati, si edhe inxhinjerit Panajot Pilani, të dy të akuzuar për falsifikim të dokumentave dhe shpërdorim detyre, pasi, në vitin 2015, kanë realizuar procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit, për punime të cilat ishin kryer në vitin 2011.

Hetimi ndaj të pandehurve është zhvilluar fillimisht me masën e sigurimit “arrest në burg”, e cila u ndryshua nga Gjykata e Apelit në “detyrim për paraqitje”. Nga hetimi i Prokurorisë së Korçës, i cili nisi në bazë të informacioneve të mbërritura pranë saj ka rezultuar se godina e Drejtorisë së Shëndetit Publik Devoll është rikonsturktuar në mënyrë të plotë në vitin 2011, dhe mbikqyrës punimesh ka qënë pikërisht shtetasi Panajot Pilani. Pavarësisht këtij fakti, në momentin që ka marrë detyrën dhe në vazhdim, shtetasi Valent Nallbati ka kryer një sërë punimesh rikonstruksioni në këtë godinë, nëpërmjet punonjësve të vetë këtij institucioni.

Megjithëse kjo godinë dhe ambientet e jashtme të saj janë të rregulluara më së miri, shtetasi Valent Nallbati ka bërë kërkesën për çelje fondi dhe ka nisur një procedurë prokurimi, krejtësisht të panevojshme, për të kryer punime të cilat dukshëm janë të kryera. I pyetur si person nën hetim, shtetasi Valent Nallbati ka pretenduar se punimet që do të kryheshin nëpërmjet kësaj procedure prokurimi janë të ndryshme nga ato që janë kryer më parë. Ky pretendim vjen në kundërshtim të hapur me provat e grumbulluara gjatë hetimit dhe me gjëndjen faktike të objektit në fjalë.

Kështu, referuar preventivit të përpiluar dhe procesverbalit të kqyrjes së objektit, rezulton se zërat e parashikuara në preventiv janë të njëjta me ato punime që janë të kryera në objekt dhe sipas specifikimeve të parashikuara. Më poshtë për ta bërë sa më të qartë, po marrim disa nga zërat më të dukshme të preventivit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA