Porti i Durrësit kalon testin e sigurisë
27/03/2016 00:00
Pas testit të një dite më parë në Portin e Vlorës, pasditen e së dielës ishte radha e portit të Durrësit të kalonte testin e sigurisë.
Policia ka improvizuar një ngjarje për të parë reagimin e forcave të sigurisë portuale. Pas alarmit për një çantë të dyshimtë në ambientet e portit, është bërë evakuuimi i menjëhershëm i të gjithë udhëtarëve.
Po ashtu si në Portin e Vlorës edhe në atë të Durrësit, duket se testimi ka kaluar me sukses. Udhëtarët u evakuuan menjëherë dhe më pas u bë kontrolli i çantës së dyshimtë.
Top Channel