Konflikti për ujësjellësin, banorët protestojnë para Bashkisë së Dibrës

27/03/2016 00:00

Dhjetëra banorë të  fshatit Majtarë  janë mbledhur para Bashkisë Dibër, duke kërkuar që kjo e fundit të tregohet e vëmendshme për problemin që ato kanë.

Banorët e këtij fshati janë në konflikt me dy fshatra të tjerë të Njësisë Maqellarë, bëhet fjalë për fshatrat Potgorcë dhe Allajbegi. Konflikti ka nisur pasi fshati Majtarë ka rinovuar ujësjellësin e fshatit duke shtuar sasinë e ujit në tuba, ujë i cili buron në tokat e po këtij fshati. Ndërsa, dy fshatrat e tjerë pretendojnë se ujin e kanë blerë shekuj më parë, por kjo nuk vërtetohet me asnjë dokument.

Banorët pretendues dy herë kanë shkuar dhe kanë dëmtuar investimin  në ujësjellës, duke copëtuar tubat. Ka qene ndërhyrja e policisë që ka ndërprerë sherrin me mjete të forta.

Prej gati dy muajsh, banorët  e fshatit Majtarë janë ankuar në të gjitha instancat, por përgjigjja po vonon, ndaj ato sot ishin para Bashkisë Dibër , që kjo e fundit të mos tregohet indiferente.

Kryetari i Njësisë Administrative Maqellarë, Fikret Koçi ka sqaruar banorët se është në dijeni të problemit dhe institucionet vendore do të zgjidhin problemin në rrugë ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB