Përplasi për vdekje 65-vjeçarin ndërkohë që drejtonte motomjetin e tij, bie në pranga inspektori i policisë Kryeministri Edi Rama për një moment i ka lënë në Tiranë debatet e reformës në drejtësi për të mbërritur në Berat, ku fokusi ishte bujqësia.
Pasi pa nga afër rikonstruksionin e Digës së Duhanasit, e cila ka rritur kapacitetin ujëmbledhës dhe shton numrin e hektarëve me ujitje për zonën, kryeministri shpalosi ambicien e Qeverisë.
“Ajo që duam të arrijmë është që në të gjithë zonën e Beratit, me që jemi në Berat, ta garantojmë që kudo që ka njerëz që punojnë tokën, të kenë ujin dhe që të kenë kullimin. Kjo është gjëja që duhet të arrijmë. Nuk duhet të lëmë asnjë metër tokë pa ujë dhe pa kulluar”, deklaroi ai.
Ndërsa në Kutalli, në një pikë grumbullimi të produkteve bujqësore, sipërmarrësi Lorenc Hatija, përfitues i programit mbështetës të qeverisë, i tregoi Ramës se ka mundur të shtojë kapacitetin e prodhimit, si dhe atë të ruajtjes dhe magazinimit.
“Nga fillimi i 2015, që kishim rreth 3.000 tonë, tani e kemi 7-8 mijë ton vetëm eksport, 100 % eksport. Nga vjet, sivjet e kemi dyfishuar prodhimin. Nga tre milion euro që ka qënë xhiro e kemi çuar në 7-8 milion euro. Shpresoj ta dyfishojmë këtë në ndërtesa dhe çdo gjë”, thotë sipërmarrësi, Lorenc Hatija.
Kryeministri Rama ritheksoi nevojën e çuarjes përpara të formalizimit të bujqësisë nëpërmjet pajisjes së fermerëve me NIPT në mënyrë që të përfitojnë 20 përqindëshin e rimbursimit.
Top Channel