Nuk është vonë të jesh shoqëruese e nuses

26/03/2016 00:00

Një nuse në Minnesota ka treguar se nuk është kurrë vonë të jesh shoqëruese kur i kërkoi katër grave mbi 90 vjeç të ishin pjesë e dasmës së saj.

Elaine Ogren, 90 vjeç, Lorraine Quinn, 94 vjeç, Irene McGuire, 95 vjeç, and Elsie Trapp, 96 vjeç pranuan të ishin shoqërueset e instruktores së tyre të fitnesit.

Jeena Gurung i trajnonte të katërta zonja në qënderën e të moshuarve. Ato ishin të vsehura të gjitha me xhaketë rozë në ceremoninë në kishë.

Zonjat nuk e dinin se mund të luanin një rol të tillë, teksa më të voglën prej tyre në moshë, 90-vjeçaren Elaine, e thërrasin me humor “vogëlushja jonë”. Gurung thotë se ka një lidhje të veçantë me to, dhe nuk e mendonte dasmën pa i pasur të pranishme.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB