Katër persona kanë rënë në prangat e policisë për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Prej disa kohësh ata vidhnin banesa të ndryshme, për të cilat janë dokumentuar pesë prej tyre.
Në sajë të operacionit “Farka 2016”, janë vënë në pranga Amarildo Margjini, 19 vjeç, Ani Ibraliu, 26 vjeç, E. S 15 vjeç, E. S 16 vjeç nga Tirana. Ata janë arrestuar në flagrancë pasi në fshatin Krrabë të Tiranës kanë vjedhur banesën e një 58-vjeçari ku kanë marë mjete pune me vlerë totale 100 mijë lekë.
Policia ka dokumentuar vjedhje prej korrikut të vitit të kaluar të kryera nga ky grup. Amarildo Margjini dhe E. S kryenin vjedhjet e më pas materialet i shisnin tek Ani Ibraliu dhe E. S. Ndaj dy të parëve rëndon akuza e vjedhjes në bashkëpunim, ndërsa për Ibraliun dhe 16-vjeçarin ajo e përvetësimit të parave ose mallrave të vjedhura.
Top Channel