Tritol poshtë makinës, biznesmeni 44-vjeçar shpëton mrekullisht

25/03/2016 00:00

Një 44-vjeçar i ka shpëtuar një atentati me tritol ditën e djeshme në Tiranë.

Shtetasi me iniciale V.B banues në qytetin e Vlorës, ka gjetur poshtë automjetit të tij tip Mercedes Benz një sasi prej 450 gramësh lëndë eksplozive e dyshuar e llojit C4.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në zonën e njohur si ‘Liqeni i Thatë’ në kryeqytet, ndërsa policia bën të ditur se nga veprimet hetimore ka rezultuar se lënda nuk ka shpërthyer pas një problemi me kapsollën plasëse.

Uniformat blu kanë nisur hetimet për rastin si dhe ka marrë deshminë e pronarit të mjetit me iniciale V.B.

Top Channel