Qindra besimtarë katolikë në Katedralen e Lezhës, Ipeshkvi Monsinjor Otavio Vitale bën thirrje për paqe Edhe pse nuk të jep një përshtypje të tillë, në qendër është një Monument Kulture. E cilësuar nga arkeologët si një nga zbulimet më të rëndësishme në vend, Bazilika e Bezistanit, prej 9 vitesh është lënë në gjendje të mjeruar.
Poshtë rrënojave që shihen në sipërfaqe fshihet një bazilikë e shek. V e përbërë nga shumë elementë arkitektonikë ku vlen të veçohet mozaiku dhe afresket.
Me zbulimet e deritanishme këtu ka 25 m mozaik në të cilin përveç dy figurave njerëzore, në përbërje të tij ka edhe elementë të tjerë, të cilët tregojnë skemën e përjetësisë dhe janë realizuar me një mjeshtëri të rrallë.
Por e gjitha kjo e cila prej 9 vitesh duhet të ishte e vizitueshme dhe atraksion turistik për Elbasanin, do të mbetet thjesht një gojëdhënë dhe këto foto. Edhe pse u përfol zbatimi i disa projekteve, gjithçka mbeti thjesht në letër.
“Me ca ndërhyrje të vogla që mund të jenë bërë në vite të ndryshme, gjendja është kjo që është. Ne nuk arritëm të zbatohet për shkak të një zgjidjhe jo të mirë nga ana arkitekturore”, tha Kreshnik Belegu, drejtor i Qendrës së Trashëgimisë Kulturore.
Por këto vlera të trashëgimisë kulturore të cilat 9 vjet pas zbulimit qëndrojnë ende të varrosura nën dhe, për të gjithë ne dhe për turistët do të jenë të vizitueshme vetëm pasi Instituti i Monumeteve të kujtohet se këtu ka një Monument Kulture.
Top Channel