Eksperti i sigurisë, Bujar Rama mendon se radikalizmi fetar dhe sulmet terroriste në Perëndim, por shtojnë radhët e ekstremit të djathtë.
I ftuar në Top Story këtë të enjte, ai tha se doktrina e sigurisë duhet t’i paraprijë kësaj.
“Ekstremizmi fetar, sigurisht që është barbarë por shton frymën dhe radhët e ekstremit të djathtë në Europë dhe SHBA. E gjithë kjo mund të bëhet një kërcënim real në të ardhmen. Problemet do të përkeqësohen akoma më shumë. E gjithë kjo është një prognozë që elementët e sistemit të sigurisë duhet t’i parashikojnë këto gjëra. Doktrina e sigurisë duhet t’i paraprijë sëmundjeve që po dalin në këto kohë’, tha ai.
Analisti Mustafa Nano, mes arsyeve të radikalizmit radhiti edhe atë që e quajti refuzim i myslimanëve për t’u integruar në shoqëritë perëndimore.
“Myslimanët refuzojnë integrimin dhe mua kjo më tremb sepse është një premisë e sigurtë që aktet terroriste do të jenë më të shumta nëse bota myslimane ka këtë tendencë për t’u vetëizoluar. Këtu ka faj edhe perëndimi për mungesën e integrimit të tyre, por përgjegjësinë më të madhe e ka pjesa myslimane që refuzon ta bëjë dhe për mua një refuzim kulturor”, tha ai.
Top Channel