Mbytet një person në grykëderdhjen e Vjosës
22/03/2016 17:00
Një person është mbytur në grykëderdhjen e lumit Vjosë pak pas mesditës së sotme.
Sipas policisë, kanë qenë 4 shtetas duke lundruar mbi një varkë me qëllim për të kaluar në anën tjetër të lumit, kur varka është përmbysur.
3 prej këtyre shtetasve kanë mundur të dalin nga lumi duke notuar, ndërsa njëri prej tyre nuk ka mundur t’ia dalë dhe për pasojë dyshohet të jetë mbytur në ujë, pasi ende nuk është bërë e mundur gjetja e tij.
Personi që dyshohet të jetë mbytur është 23-vjeçari Vasil Kola, me banim në fshatin Poro të Vlorës.
Top Channel