Gjirokastër, atentat ndaj dy vëllezërve; vdes njëri prej tyre
22/03/2016 18:40
Një 29-vjeçar mbeti i vdekur dhe vëllai i tij u plagos rëndë në Gjirokastër pasi drejt mjetit të tyrë është shtënë me armë zjarri.
Policia dyshon se një i afërm i tyre është autori i ngjarjes. Shënjestër e atentatit ishin dy vëllezër. Për pasojë, 29-vjeçari Dorian Çelo Lluka është vrarë, ndërsa është plagosur vëllai i tij, Birbil Çelo Lluka, 31 vjeç, i cili është nisur me helikopter për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Autori i krimit është Enrik Bexhet Lluka, 28 vjeç, kushëri i tyre nga i njëjti fshat.
Policia ka rrethuar banesën e autorit të dyshuar, ndërsa është vënë në kërkim të tij.
Top Channel