Dy vëllezër ranë pre e një atentati gjatë pasdites së të martës në fshatin Shtëpëz të Gjirokastrës, ku njëri prej tyre mbeti i vdekur, ndërsa vëllai tjetër u plagos rëndë.
Pak orë pas ngjarjes së rëndë, policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një të dyshuar si bashkëpunëtor në kryerjen e këtij krimi.
Personi i arrestuar është shtetasi Emiljano Vocka, 23 vjeç, i cili, sipas policisë, dyshohet se i ka dhënë pistoletën autorit për të kryer krimin.
Në këtë ngjarje të rëndë, 29-vjeçari Dorian Çelo Lluka mbeti i vrarë, ndërsa u plagos vëllai i tij, 31 vjeçari Birbil Lluka, i cili u nis me helikopter për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Menjëherë pas ngjarjes policia arriti të identifikonte autorin, i cili dyshohet se është kushëriri i dy vëllezërve, Enrik Bexhet Lluka, 28 vjeç.
Policia po vazhdon kërkimet për kapjen e 28 vjeçarit.
Top Channel