Korçë, gjendet dhe kthehet në familje 20-vjeçarja

21/03/2016 00:00

Uniformat blu në qytetin e Korçës kanë arritur të bien në gjurmët e më pas të gjejnë një vajzë 20-vjeçare, që pak ditë më parë ishte larguar nga banesa.

Sipas një njoftimi për shtyp nga drejtoria lokale e policisë, pasi është gjetur vajza i është dorëzuar familjes së saj.

Gjatë marrjes në pyetje nga agjentët e policisë, 20-vjeçarja me inicialet I.I, nga fshati Taç i Kolonjës, ka deklaruar se ishte larguar nga shtëpia me dëshirën e saj.

Top Channel