Monumentet globale në errësirë

20/03/2016 00:00

Disa prej momumenteve më të njohura në botë fikën dritat gjatë së shtunës për të shënuar 10-vjetorin e Orës së Tokës, një aktivitet global që synon ndërgjegjësimin për ndryshimet klimaterike.

Organizatorët shpresojnë që këtë vit të shënojnë një tjetër sukses në aksionin për parandalimin e ngrohjes globale, pas arritjes së marrëveshjes historike nga liderët botërorë në muajin dhjetor në Paris.

Shtëpia e Operas në Sidnei, Kulla Eiffel në Paris, Kremlini dhe Burj Kalifa në Dubai ishin mes 350 monumenteve ikonë që u bënë pjesë e iniciativës, duke qëndruar për një orë në errësirë.

Selia e OKB-së në Nju Jork dhe dhomat e Parlamentit në Britani fikën gjithashtu dritat.

“Vendet që duam” ishte tema e këtij viti, e që synonte promovimin e plazheve, pyjeve, maleve dhe lumenjëve në rrezik nga ndryshimet klimaterike.
 
Drejtori ekzekutiv i aktivitetit, Sidarth Das, tha në një deklaratë se bota gjendej në një udhëkryq klimaterik.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB