Eduart Budini, autori i grabitjes së taksistit nën kërcënimin e armës, ka pranuar fajësinë dhe është shfaqur i penduar para gjykatës.
Budini, pjesëtar i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit doli në seancë gjyqësore këtë të shtunë për caktimin e masës së sigurisë.
“Jam penduar dhe doja t’i kërkoja falje taksistit, por nuk e gjeta”, ka thënë ai para gjykatës.
Në seancë u bë publik edhe emri i taksistit të grabitur. Ai quhet Halim Hoxha, i cili menjëherë pas ngjarjes dorëzoi në polici pamjet filmike të regjistruara nga kamera e vendosur në automjet.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Eduard Budinin, ndërsa pala mbrojtëse ekspertim mjeko-ligjor për të verifikuar përgjegjshmërinë e të akuzuarit. Në fund, gjykata pranoi kërkesën e akuzës duke vendosur “arrest me burg” për ish-efektivin e FNSH-së.
Top Channel