Tiranë, vrasje për hasmëri në Kashar

18/03/2016 00:00

Hasmëria vijon të marrë jetë njerëzish në Shqipëri. I tillë ishte edhe rasti i kësaj të premteje në periferi të Tiranës, në zonën e Kasharit, ku u ekzekutua me armë zjarri një 70-vjeçar pas konfliktit të nisur mes familjeve Xhaferri dhe Aluku për prishjen e një krushqie.

Krimi ka lidhje me një tjeter vrasje të ndodhur majin e vitit të kaluar, për të cilën Altin Aluku, djali i viktimës, është dënuar me 35 vite burg pasi vrau me kallashnikov Lutfi Xhaferrin, ish-vjehrrin e tij.

Mësohet se 52-vjeçari Bujar Xhaferri ka qëlluar 4 herë me pistoletë mbi Skënder Alukun, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa më pas ka tentuar të largohet në drejtim të autostradës Tiranë-Durrës, ku edhe është arrestuar nga policia.

Në këtë mënyrë, Bujar Xhaferri ka marrë hak për vrasjen e vëllait, ngjarje ku mbeti e plagosur edhe kunata e tij. Familjet Xhaferri dhe Aluku banojnë pranë njëra-tjetrës në zonën e Kasharit, çka për policinë ka qenë një nga arsyet e nxitjes së krimit të rëndë.

Uniformat blu i druhen edhe vazhdimit të serisë së vrasjeve për krushqinë e prishur.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel