Ekstradohet nga Greqia i dënuari me 11 vite burg për trafikim kanabisi

18/03/2016 10:00

Është ekstraduar nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 11 vite burg për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Bëhet fjalë për Erjon Tolën, 36 vjeç, lindur në Gjirokastër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar nga Gjyakata e Durrësit me 11 vite burg në vitin 2013. Ky dënim është dhënë pasi në datën 21 shkurt 2011 janë arrestuar nga policia dy persona me inicialet Y. C, dhe N.M duke transportuar nje sasi prej 214.85 kg kanabis.

Nga hetimet rezultoi se ishte shtetasi Erjon Tola i cili u kishte kërkuar për ta transportuar lëndën narkotike për në Durrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA