Durrës, gjendet i vrarë pranë banesës së tij një 54-vjeçar
18/03/2016 09:25
Një 54-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë së tij, në një fshat të Manzës, në Durrës. Shtetasi Mirosh Djaloshi u gjet nga familjarët në orët e para të mëngjesit, në fshatin Shkallë të Manzës.
Vdekja dyshohet t’i ketë ardhur si pasojë e goditjes me mjete të forta në kokë. Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka shoqëruar një rreth të ngushtë personash për të marrë dëshmi në funksion të zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorit të saj.
Paraprakisht bëhet e ditur se viktima, i martuar dhe me fëmijë, nuk ka qenë person me probleme, por njihej si konsumator i pijeve alkolike.
Top Channel