Pogradec, terrorizon banorët e lagjes; pranga 21-vjeçarit

17/03/2016 10:45

Agjentë të policisë së Pogradecit kanë vënë në pranga në orët e vona të natës një 21-vjeçar, që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, duke ngjallur panik tek banorët.

Sipas një njoftimi për shtyp, personi i arrestuar është identifikuar si shtetasi Emiliano Kaftirani, nga fshati Petrush.

Kanë qenë banorët e zonës, të cilët, të trembur nga breshëria e të shtënave, kanë lajmëruar policinë, saktësohet në njoftimin zyrtar.

Uniformat blu, gjatë kontrollit të bërë në banesën e 21-vjeçarit sekuestruan armën e përdorur prej tij, një kallashnikov, si dhe 19 fishekë.

Materialet hetimore lidhur me këtë rast i kaluan prokurorisë së rrethit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA