Tiranë, atentat biznesmenit tek Komuna e Parisit; plagoset 56-vjeçari

16/03/2016 21:15

Një person ka rënë pre e një atentati me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure tek Komuna e Parisit, në Tiranë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore, sipas të cilave nga të shtënat ka mbetur i plagosur shtetasi Lulzim Kazani, i njohur si biznesmen.

Personi në fjalë, i moshës 56-vjeçare, është qëlluar në momentin kur po hynte në banesën e tij, saktësojnë burimet.

Ai është dërguar nga të afërmit në Spitalin e Traumës, ku pas mjekimeve paraprake ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burimet shtojnë më tej se, agjentë të antikrimit kanë nisur hetimet mbi ngjarjen dhe një element kyç në këtë drejtim do të jetë marrja në pyetje e të lënduarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA