Shkup, gjykata zgjat paraburgimin për ish-anëtarin e UÇK-së

16/03/2016 17:45

Gjykata Themelore në Shkup i ka zgjatur me 30 ditë masën e paraburgimit zyrtarit kosovar Gafurr Dugolli, i cili u arrestua javën e kaluar nga policia maqedonase, në bazë të një urdhërarresti të policisë serbe.

Brenda periudhës njëmujore autoritetet e Shkupit do të shqyrtojnë kërkesën për ekstradimin e tij në Serbi. Arrestimin e Dugollit, kryetari i PDSH-së opozitare, Menduh Thaçi e ka quajtur një veprim skandaloz të autoriteteve maqedonase dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

“Është skandaloze. Maqedonia gjtihmonë gjen ndonjë formë për të treguar aleancë me Serbinë dhe kjo është e palejueshme. Unë mendoj se kjo proçedurë duhet urgjentisht të ndërpritet dhe të mos pranohen më fletarreste që i ka lëshuar Serbia. Përndryshe nuk ka kuptim kurrfarë marrëveshje që nënshkruhet mes Serbisë dhe Kosovës”, deklaroi Thaçi.

Nga ana tjetër, partia shqiptare në pushtet, BDI, ende nuk është prononcuar lidhur me arrestimin e Dugollit. Ende hesht edhe ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, i cili duhet të sjellë vendimin përfundimtar nëse ish pjesëtari i UÇK-së do të ekstradohet në Serbi.

Ndërkohë, Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni ka paralajmëruar protesta masive para selisë së BDI-së nëse lejohet ekstradimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA