Princi Charles dhe bashkëshortja e tij kanë nisur turin ballkanik, duke ndaluar fillimisht në Serbi. Në aeroportin e Beogradit, për një vizitë dyditore të nivelit të lartë, princin e ka pritur kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç.

Kjo vizitë konsiderohet një nga urat e reja të bashkëpunimit dhe kthim i interesit të vetë Britanisë së Madhe për Ballkanin.

Princi Charles ka vizituar pjesë të qytetit, ka bërë ndërime për të rënët dhe historinë e përbashkët të të dyja vendeve, duke i dhënë hapësirë përmirësimit të marrëdhënieve, të cilat në 180 vjet kanë njohur edhe tensione.

Për shkak të rolit që Britania e Madhe luajti në luftën e Kosovës, marrëdhëniet mes palëve nuk janë konsideruar të mira, pavarësisht se Londra zyrtare nuk merr pjesë shumë në zhvillimet politike në Serbi.

Pas Beogradit, princi Charles do të vizitojë edhe Kosovën, të cilën e ka vizituar edhe në përfundim të luftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA