Kakavijë, kapen 5 kg heroinë. Arrestohet poseduesi

15/03/2016 00:00

Policia Kufitare e Kakavijës ka kapur 5 kg heroinë, ndërsa poseduesi i lëndës narkotike është vënë në pranga.

Droga është gjetur pas kontrollit të ushtruar në automjetin tip Mercedes-Benz, me targa AA 848 AL, që drejtohej nga shtetasi Agron Allkaj, 56 vjeç, banues në Fier.

Ky i fundit është arretsuar në flagrancë, ndësa heroina, e ndarë në 14 pako, ishte fshehur në brendësi të mbështetëseve të sediljeve të shoferit dhe të pasagjerit.

Së bashku me drejtuesin e automjetit udhëtonin dhe dy shtetas të tjerë, të cilët u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër për verifikim, nëse kanë ose jo lidhje me këtë trafikim.

Top Channel