Tiranë, shpërthim me eksploziv në një lokal; heton policia

14/03/2016 00:00

Një shpërthim është verifikuar mëngjesin e sotëm në ambjentet e një subjekti privat, në rrugën “Myslym Keta”, në kryeqytet.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave shpërthimi dyshohet se është kryer me lëndë eksplozive, në një lokal.

Të njëjtat burime nënvizojnë se, nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale dhe jo lëndime në njerëz.

Agjentët e komisariatit përkatës kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Top Channel