Uniformat blu në Sarandë kanë parandaluar një vrasje të dyfishtë në këtë qytet, duke arrestuar një person.
Burime policore lokale bëjnë me dije se, shtetasi Kostandinos Munguli, 24 vjeç, është kapur në flagrancë në përpjekje për të shtypur me automjetin e tij 2 persona.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se, motiv i këtij veprimi të të riut ka qenë një konflikt pronësie me shtetasit e identifikuar me inicialet Gj.P dhe L.P, përkatësisht 72 dhe 35 vjeç.
Personat në fjalë më herët ishin përfshirë në një konflikt fizik me Mungulin, në fshatin Nivicë të Sarandës, në vendin e quajtur Kerkez.
Mësohet se Munguli i ka goditur me automjetin e tij tip “Mitsubishi” dy shtetasit, por ndërhyrja e uniformave blu ka bërë që përpjekja e tij të mos shkojë deri në fund.
Aktualisht dy personat ndodhen të shtruar në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel