
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Lushnje-Berat, konkretisht në lagjen “Karbunarë”. Një automjet tip fuoristradë “Nissan”, me targa AA 477 LS, që drejtohej nga shtetasi Valentino Ismailaj, 21 vjeç, ka përplasur për vdekje shtetasen Asime Manko, 62 vjeç.
62-vjeçarja ka qenë duke kaluar rrugën me kafshët bujqësore, e në atë moment është përplasur nga makina. Goditja ka qenë e fortë, gjë që i ka sjellë edhe vdekjen e menjëhershme. Sipas policisë, shtetësja nuk ka vënë re mjetin që kalonte në rrugë. Pas aksidentit, policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit.
Ky aks i ri rrugor paraqet rreziqe të mëdha për të gjithë banorët e zonave ku kalon, pasi në të gjithë gjatësinë e tij nuk ka asnjë nënkalim apo mbikalim si për mjetet, ashtu dhe për këmbësorët.
Top Channel