Elbasan, mban peng disa orë dy të rinj; arrestohet 44-vjeçari

14/03/2016 11:45

Policia e Elbasanit ka arrestuar në orët e fundit një 44-vjeçar, i cili dyshohet se ka mbajtur peng për disa orë dy të rinj, në shenjë hakmarrjeje.

Sipas një njoftimi të drejtorisë lokale të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Ali Bardhi, i cili ka mbajtur peng dy të rinj, 21 dhe 16 vjeç, me pretendimin se ishin futur pa leje në ullishten e tij dhe ia kishin dëmtuar atë.

Më pas, Bardhi i ka lënë të lirë dy të rinjtë në këmbim të një shume prej 5 mijë lekësh të reja, të paguar nga familjarët e tyre.

Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për procedimin e mëtejshëm penal të 44-vjeçarit, nën akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë” dhe “vetëgjyqësisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA