Operacion antiISIS në Romë, arrestohen 2 shqiptarë nga Maqedonia

12/03/2016 08:00

Karabinierët e grupit operativ special të Romës kanë nxjerrë dy urdhëra arresti për bashkëpunim në aktivitete terroriste të ISIS. Bëhet fjalë për një 41 vjeçar maqedonas me origjinë shqiptare, Vullnet Maliqi, i cili aktualisht ndodhet në burg dhe një tunizian 29 vjeçar që me sa dihet mund të jetë në Irak.

Një person i tretë, po maqedonas me origjinë shqiptare, Abdulla Kurtishi, është arrestuar për mbajtje dokumentash të rremë dhe arratisje nga burgu. Ai kishte arritur të arratisej nga një burg maqedonas dhe kërkohej në nivel ndërkombëtar. Ndodhej në Itali që prej muajit tetor të vitit të kaluar dhe hetuesit po shqyrtojnë rolin e tij në këtë rrjet

Hetimet, e kryera nëpërmjet ndjekjeve, pergjimeve personale dhe telefonike, kanë çuar në zbulimin e një rrjeti që po përgatiste një atentat me lëndë shpërthyese kundër “të pafeve”. Nga bisedat telefonike del se edhe dy maqedonasit po përgatiteshin për t’i nisur për në Irak.

Vullnet Maliqi, që përdorte nofkën Karlito Brigande, konsiderohet si një figurë e rëndësishme që ka lidhje si me organizatat kriminale që kanë të bëjnë me narkotrafikantët ashtu edhe me ambjentet integraliste muslimane.  Tani hetuesit po shqytojnë të dhëna dhe elementë lidhur me persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA