Një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime financiare është arrestuar këtë të shtunë nga policia e Durrësit.
Stefano Giaciomelli, 59 vjeç, është prangosur nga forcat e posaçme operacionale në lagjen numë 13 të qytetit bregdetar, ku dhe banonte.
Burime policore bëjnë me dije se urdhëri i arrestit për këtë shtetas kishte mbërritur vetëm një ditë më parë në zyrën e Interpol Tirana.
Mësohet se për këtë shtetas Gjykata e Torinos ka lëshuar urdhërin e arrestit për “krime financiare të kryera në bashkëpunim”, vepër për të cilën ligjet italiane parashikojnë dënim deri në10 vite burg.
Po ashtu, Policia e Shteit ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi aktivitetet e dyshimta kriminale dhe lidhjet e tij në Shqipëri.
Top Channel