
Menaxheri i “Regency Casino” u gjet i vdekur mëngjesin e së premtes në Tiranë. Trupi i suedezit Jim Backlund, 40 vjeç e që cili jetonte prej vitit 2008 në kryeqytetin shqiptar, u gjet nga fqinjët në rrugen “Haxhi Kika”.
Policia, e cila shkoi në vendin e ngjarjes pas telefonatës në sallën operative, nisi hetimet. Paraprakisht, nga mënyra se ku është gjetur trupi, dyshohet për një vetëvrasje.
Backlund u gjet disa metra më tej ballkonit të tij, i cili ndodhet në katin e tretë të pallatit. Trupi i pajetë i suedezit u dërgua në morg nga policia, për t’iu bërë ekspertiza mjekoligjore.
Pavarësisht dyshimeve se është një rast vetëvrasjeje, policia vazhon të mbledhë prova për shkaqet e kësaj ngjarjeje. Në apartamentin e Backlund nuk kishte të afërm.
Jim Backlund ishte i martuar me një vajzë shqiptare dhe kishte një fëmijë. Në profilini e tij në Facebook, përpara se të humbte jetën kishte shkruar në gjuhën angleze edhe statusin e tij të fundit: “Heshtja është një kancer që rritet”.
Top Channel