Shkrumbohet banesa në Fier, dy familje në qiell të hapur

11/03/2016 10:35

Një banesë në fshatin Mbrostar të rrethit të Fierit është përfshirë nga flakët në orët e para të ditës së premte.

Flakët kanë shkrumbuar orenditë shtëpiake dhe gjithë pajisjet e tjera të ndodhura në ndërtesë, fatmirësisht pa shkaktuar dëmtime në njerëz.

Ndërhyrja e zjarrfikëses ka bërë të mundur ndalimin e përhapjes së flakëve në banesat e tjera aty pranë.

Mësohet se ndërtesa u përket dy vëllezërve Kadri dhe Sokol Lipe, të cilët kërkojnë ndihmën e shtetit, pasi flakët i kanë lënë në qiell të hapur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA