Kanos të atin me automatik, në pranga 20-vjeçari

11/03/2016 11:50

Ka kanosur me armë zjarri të atin, po fatmirësisht është parandaluar ngjarja e rëndë kriminale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çopanaj të Peqinit, në familjen Hudhri.

Ardian Hudhri, 20 vjeç ka kanosur me armë zjarri të atin, L. Hudhri, 45 vjeç, për shkaqe ekonomike. Policia është lajmëruar në kohë, duke bërë të mundur dhe neutralizmin e 20-vjeçarin si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, automatik model 56.

Mbi 20-vjeçarin rëndon vepra penale e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA