Grabitjet e adoleshentëve, policia arreston 7 të rinj

11/03/2016 00:00

Shtatë adoleshentë janë arrestuar si pjesmarrës në disa vjedhje me dhunë në Tiranë. Ata janë të moshës nga 15 vjeç deri në 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Sipas policisë, ata përdornin armë zjarri, armë te ftohta dhe dhunë psikologjike.

Gjithashtu u kap edhe një armë pistoletë e tipit “Beretë”. Sipas policisë, prej disa muajsh ata kanë kryer grabitje me dhunë.

Me e fundit në mesnatën e datës 5 mars në “Rrugën e Dibrës”, në një bar kafe. Mënyra e sulmit të tyre ishte kapja e personave në rrugë, apo që ndodheshin vetëm në lokale.

Nga ana e specialistëve të hetimit të krimit janë dokumentuar dhe 5 raste të tjera, për te cilat shtetasit nuk kanë ardhur të denoncojnë në lidhje me vjedhjen e telefonave dhe të portofolave.

Top Channel