Zbardhet plagosja në Drenovë, 54-vjeçari qëlloi veten pa dashje
10/03/2016 10:25
Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dje në fshatin Drenovë, ku një 54-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri, e cila iu gjet e iu sekuestrua në banesë.
Ky shtetas u arrestua për veprën penale “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”
54-vjeçari Dhimitraq Bello është vetëplagosur aksidentalisht në këmbë, me një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, e kalibrit 7.65 mm, të cilën ky shtetas e dispononte pa lejen e organeve kompetente.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës, Dhimitraq Bello u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Top Channel