Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet për pronarin e kompleksit “Gjoka”, Dashamir Gjoka, i akuzuar për pastrimt të produkteve të veprës penale.
Dyshohet se Gjoka ka krijuar asete pasurore me financime që rrjedhin nga aktiviteti kriminal në trafikun e drogës në Itali dhe shfrytëzim të prostitucionit.
Ndërkohë, ai është në gjykim për një tjetër çështje për trafik të lëndëve narkotike. Në bazë të akteve të siguruara nga ana e autoriteteve italiane, i pandehuri Gjoka ka siguruar shuma të konsiderueshme nga aktiviteti kriminal i shfrytëzimit të femrave për prostitucion, si edhe nga trafikimi i heroinës në sasira të mëdha, vepra penale të kryera gjatë viteve 2002-2003.
Pas veprimtarisë kriminale në Itali, Gjoka ka investuar në prona të paluajtshme në Shqipëri, duke ndërtuar kompleksin tregtar dhe një godinë shërbimi 2-katëshe. Prokuroria e Durrësit konstaton se ai i ka investuar në ndërtimin e këtyre dy objekteve me qëllim me qëllim fshehjen e mbulimit të natyrës, burimit të paligjshme të këtyre parave.
Gjithashtu për këtë, ai ka përdorur edhe përdorimin e linjës së kredisë e më konkretisht ajo e vitit 2009, por që gjithsesi nga përllogaritjet rezulton se ka qenë e pambuluar duke përdorur kështu paratë e përfituar nga kryerja e veprave penale për të justifikuar në vazhdim se këto kredi merreshin me qëllim kryerjen e investimeve për kompleksin.
Në shtator të 2015 prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi sekuestron e bizneseve të Gjokës dhe 15.300 m2 katrot truall, në kuadër të hetimit pasuror që ka nisur për zbatimin e ligjit “Antimafia”.
Top Channel