Ben Çami, i cili aktualisht është në arrest me burg për trafikun e mbi 500 kg hashashi, është në kërkim dhe nga drejtësia italiane.
Policia e Durrësit bën të ditur se Lutfi Shabanit, i njohur si Ben Çami, i është komunikuar urdhri i arrestit nga shteti italian për pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikim të lëndëve narkotike. Ben Çami është dënuar nga drejtësia italiane me 10 vjet burg.
Ai u arrestua në fund të shkurtit, pas një operacioni antidrogë të policisë, ku u sekuestruan gjysën ton hashash në doganën e Kapshticës.
Lutfi Shabani është mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ishte dënuar në vitet 2008-2009 si organizatori kryesor i rrjetit të trafikut të heroinës nga Turqia drejt Shqipërisë, me destinacion përfundimtar brigjet italiane.
Top Channel