Shkodër, zhvat para dhe dokumente; arrestohet 31-vjeçari

09/03/2016 09:10

Forcat e Policisë së Shkodrës kanë arrestuar në orët e fundit një 31-vjeçar për ushtrim dhune dhe zhvatje të sendeve personale ndaj një personi tjetër.

Sipas një njoftimi për shtyp, në pranga ka rënë shtetasi Ergys Piraniqi, i cili pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një personi tjetër i ka marrë atij një shumë parash prej 300 eurosh dhe 60 mijë lekësh të vjetra, pasaportën biometrike, kartën e identitetit dhe një aparat celular.

Arrestimi i 31-vjeçarit Piraniqi është kryer në lagjen “Vasil Shanto” të qytetit verior dhe në cilësinë e provës materiale atij janë sekuestruar aparati celular i markës “Sony”, që i përket viktimës së agresionit, dokumentat personale në emër të shtetasit me iniciale E.S, si dhe disa kartmonedha.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA