Elbasan, pranga adoleshentit të armatosur
09/03/2016 09:55
Agjentë të policisë së Elbasanit kanë vënë në pranga në orët e fundit një 16-vjeçar të shpallur në kërkim.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se, arrestimi i të riut me inicialet K.H është realizuar pasi dy ditë më parë gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.
Nga hetimet rezultonte se adoleshenti qarkullonte i armatosur nëpër qytet. Gjithashtu, ai akuzohet nga autoritetet edhe për kryerjen e veprimeve që pengojnë në zbardhjen e së vërtetës.
Top Channel