Mungesa e investimeve në rrugë, kanalizime, ndihma për bujqësinë ka ngritur në protestë banorët e fshatit Delisufaj në Lushnje.
Në këtë protestë ka marrë pjesë edhe kreu i PD-së në Lushnje, Myslym Murrizi. Ai theksoi se me ardhjen e PD në pushtet do të përmbushen brenda ligjit kërkesat e banorëve të zonës.
“1.7 km rrugë e pashtruar, kanale kulluese të cilat nuk janë kapur me dorë prej vitesh, për llumin e pushtetarëve të cilët pasi marrin votat i braktisin, qoftë kryetarë bashkie, qoftë deputet. Banorët thanë se nuk e njohin deputetin e tyre. I bëj thirrje mazhorancës si kryetar i PD-së rrethi Lushnje që të kthejë sytë nga qytetarët dhe të mos i përdorë qytetarët vetëm si trampolinë për të marrë karriken e pushtetit. Kur PD të jetë në pushtet do të këmbëngul me të gjithë fuqinë që më jep ligji për të qenë në krahë të tyre që për taksat që paguajnë të marrin shërbimin që meritojnë”, tha Murrizi.
Top Channel