Shkolla shqiptaro-amerikane, ekspozitë për historinë 125-vjeçare

07/03/2016 00:00

Historia 42-vjeçare e shkollave shqiptaro-amerikane, vjen për publikun përmes 6 pavijoneve të prezantuara në një ekspozitë në MHK. Më e para prej tyre daton në vitin 1891, me shkollën e vashave në Korçë, ndërsa ndiqet nga Shkolla Teknike në Tiranë, Shkolla “Kenedy” në Korçë dhe Instituti Bujqësor në Kavajë në vitin 1933.

Në copëzat e historisë së arsimit shqiptaro-amerikan mungon vetëm informacioni për shkollat filllore të hapura nga Kryqi i Kuq në vitet 1919-1921, për arsye të materialit të pamjaftueshëm, ndërsa duket se tematika e ngushtë e specifike e ekspozitës, nuk i ka penguar të interesuarit të kontribuojnë me materiale si: dokumenta, deftesa e libra të përdorur në këto shkolla, më shumë se 125 vite më parë.

“Arsimi është e ardhmja e çdo kombi. Ne kemi menduar ta evidentojmë të shkuarën e këtij kombi, arsimin, në mënyrë që vizitorët të shohin si ka qënë e shkuara e arsimit shqiptar. Shpesh, më vjen keq ta them, ka qënëshumë mirë se sa nëditët e sotme”, tha Shpëtim Sala, kryetar i Qendrës Mbarëkombëtare të Koleksionistëve Shqiptarë.

Janë më shumë se 600 materiale të grumbulluara, ku rreth gjysma e tyre prezantohen në këtë ekspozitë, ndërsa pjesa tjetër ruhet me fanatizëm nga koleksionistët shqiptarë.

Top Channel