Kabinet kardiologjie edhe në poliklinikën nr.2

05/03/2016 00:00

Kontrolli shëndetësor që u aplikua nga mosha 40 deri në 65 vjeç ka arritur në përfundimin se ka një rritje të numrit të personave që shfaqin probleme kardiake. Vetëm gjatë muajit shkurt, referuar “check up”-it janë zbuluar 30 raste, shifër e pohuar zyrtarisht nga drejtoresha e kësaj poliklinike, Mirela Hasanaj.

“Vetëm për këtë muaj të dhënat flasin për 30 pacientë të referuar për ekzaminime kardiologjike pas kryerjes së “check-u”’-it”, u shpreh ajo, duke shtuar se “për provën ushtrimore të ngarkesës së zemrës kemi 2-3 raste në ditë të rekomanduara nga mjeku specialist kardiolog direkt nga “check-up”-i.”

Nisur nga një fakt i tillë, Ministria e Shëndetësisë vendosi ngritjen e një kabineti kardiologjike që do u shërbejë 300 mijë banorëve që marrin shërbim shëndetësor në këtë poliklinikë të Tiranës: “Përveç ECHO-s kardiake, tashmë të paktën 7000 të pacientë të diagnostikuar me sëmundje kardio-vaskulare mund të kryejnë edhe provat ushtrimore dhe të ekzaminohen me Holter tensioni arterial apo Holter ritmi kardiak, duke ulur kështu radhët e pritjes për këto shërbime të specializuara pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” apo duke i dhënë fund mundimit dhe rritjes së kostos së shërbimit për ata qytetarë dhe familjet e tyre që ishin të detyruar ta kryenin diagnostikimin në shërbimin jopublik me pagesë”.

Si ky kabinet funksionojnë edhe në 11 spitalet rajonale të vendit, si dhe po projektohet ngritja edhe në 4 qendra të tjera specialitetesh në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA