Manjani shkarkon gardianin e arrestuar për narkotikë
04/03/2016 19:15
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shkarkuar nga detyra punonjësin e policisë së burgjeve, Elton Lala, pak orë pas arrestimit të tij për shpërndarje narkotikësh.
“Ky punonjës duhet të vihet sa më parë përpara drejtësisë”, ka deklaruar ministri Manjani.
Elton Lala, 29 vjeç dhe banues në Tiranë, punonte si gardian në paraburgimin 313, në rrugën “Jordan Misja”.
Ai u arrestua më herët gjatë ditës me një bashkëpunëtor duke shpërndarë kanabis në zonën e Farkës, në dalje të kryeqytetit.
Top Channel