Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Një shtetas shqiptar është dëbuar nga Italia për shkak se kishte shfaqur interesin për t’u bashkuar me Shtetin Islamik.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave ka qenë ministri i Brendshëm, Angelino Alfano që ka urdhëruar dëbimin për arsye sigurie.
Sipas burimeve, shtetasi shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, jetonte prej kohësh në lokalitetin Poco d’Ada, në rrethinat e qytetit verior të Milanos.
Bashkë me të është dëbuar edhe një shtetas tunizian, rezident në qytetin e Padovës, që kërkonte në internet materiale për xhihadistët.
Me këto raste ngjiten në 7 dëbimet e bëra nga vendi fqinj për motive sigurie që nga fillimi i vitit, ndërsa ata të 2015-s rezultojnë 66, për një total prej 73 personash.
Top Channel