Dështon seanca ndaj Admir Tafilajt

04/03/2016 12:50

Ka dështuar seanca e parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj Admir Tafilajt dhe grupit të tij të akuzuar për kryerje të vrasjeve me pagesë.

Ka qenë mungesa e të akuzuarit kryesor të këtij procesi, Admir Tafilaj dhe e avokatëve të tij, që detyroi trupin gjykues të shtyjë procesin me 13 të pandehur.

Mes tyre, por me një status të veçantë është edhe i penduari i kësaj dosje, Kristi Pine, i cili qëndronte i rrethuar nga trupat speciale jashtë kafazit të hekurt, pasi ka fituar statusin i mbrojtur nga drejtësia. Ka qenë dëshmia e Pines ajo që zbuloi grupin në fjalë dhe kokën e këtij grupi, Admir Tafilaj, i cili edhe pse qëndron prej vitesh i burgosur me dënim të përjetshëm, fakt ky që nuk e ka penguar që të urdhërojë dhe të koordinojë nga qelia vrasje me pagesë.

Të pandehurit e kryesorë të këtij procesi, Admir Tafilaj, Kristi Pine, Elson Merdani dhe Dritan Peksani, akuzohen për vrasjen e Ibrahim Manit në qershor të vitit 2014 në Shkodër, vrasjen e mbetur në tentativë të Edmond Çakmashit, sigurimin e kushteve dhe mjeteve për vrasjen e Leonard Muratit, i cili u vra nga të tjerë persona, që ende nuk janë identifikuar, si dhe për armëmbajtje pa leje, vetëgjyqësi dhe moskallëzim krimi. Të gjitha këto veprime, sipas prokurorisë, janë kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA