“Lista e zezë”, shpejt emrat e gjyqtarëve të tjerë

03/03/2016 00:00

Top Channel ka mësuar ekzistencën e listës me emrat e gjyqtarëve, të cilët kanë aplikuar ose do t’u refuzohet viza, në rast se do të aplikojnë për të marrë vizën për në Shtetet e Bashkuara.

Mes tyre ka gjykatës dhe drejtues në të gjitha nivelet e gjykatave të vendit.

Ndërkohë, të hënën priten gjithashtu emërime të reja në disa gjykata, përfshirë edhe atë të Apelit.

Mbetet për t’u parë nëse reagimi i ambasadorit Lu për gjyqtarët e korruptuar do të ketë apo jo ndikim edhe në këto emërime.

Top Channel