Vrau “të dashurin”, Manjani kërkesë Nishanit: Të lirohet Nazimja

29/02/2016 00:00

23-vjeçarja Nazime Visha e dënuar me 10 vjet burgim për vrasjen e Fiqiri Muçës, i përshkruar prej saj si abuzuesi i saj që kur ishte fëmijë i kërkon gjykatës që të përfitojë nga ligji i amnistisë, i cili hyri në fuqi në fillim të vitit.

Vajza, e cila ndodhet në burgun e grave që prej katër vitesh, ashtu siç kërkoi mëshirë kur u shpall fajtore për vrasje me paramendim të 45-vjeçarit Muça, i është rikthyer sërish të njëjtit argument me pretendimin se asaj i takojnë më shumë se një vit ulje denimi.

Por në të njëjtën ditë për Nazimenë, e cila u vendos në qendër të vëmendjes së shoqërisë civile gjatë 2012 -2013, edhe ministri i Drejtësisë i është drejtuar presidentit me propozimin për ta falur të dënuarën, pasi janë mbushur kriteret ligjore.

Në fakt gjatë këtyre katër viteve për vajzën nga fshati Viles i janë përcjellë presidentit edhe dy kërkesa për falje, njëra nga personalitete të njohura dhe tjetra nga ministria e Drejtësisë.

Të dyja këto kërkesa për faljen presideciale janë refuzuar. Nazime Visha u shpall fajtore për vrasje, pasi sipas gjykatës ajo sipas një plani të paramenduar e kishte ftuar Fiqiri Muçën në takim në shtëpinë gjyshërve të saj e më pas e ka vrarë. Megjithëse atë kohë 19 vjeçe , Nazimja u përpoq ta bindte gjykatën se e kishte vrarë për vetëmbrojtje, provat nuk e bindën gjykatën.

Gjatë kësaj kohe vajza ka pretenduar se ishte abuzuar në moshë të vogël prej viktimës gjatë kohës që prindërit e saj ishin miq me 45-vjeçarin.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta